Description
HP ProOne 600 G5 Touch – Performancë profesionale në një dizajn elegant All-in-One
HP ProOne 600 G5 Touch është një kompjuter profesional All-in-One i projektuar për ambiente ku kërkohet prakticitet, performancë dhe kursim hapësire. Me ekranin 22” Full HD IPS me funksion Touch, ky model përshtatet në mënyrë ideale për bare, restorante, recepsione, zyra, dyqane dhe biznese të ndryshme.
Procesori Intel Core i5-9500, Gen 9, me 6 bërthama në 3.0 GHz, së bashku me 8GB DDR4 RAM dhe 256GB NVMe SSD, ofron një eksperiencë të shpejtë dhe të qëndrueshme për punë të përditshme, programe biznesi, menaxhim shitjesh, POS, administrim, internet dhe aplikacione zyre.
Karakteristikat kryesore:
- Intel Core i5-9500 Gen 9 – 6 Core, 3.0 GHz
- 8GB DDR4 RAM
- 256GB NVMe SSD – nisje dhe hapje e shpejtë e programeve
- 22” Full HD IPS Touch Display
- Intel UHD Graphics 630 – deri në 4GB Shared Memory
- Wi-Fi & Bluetooth
- Bokse të integruara
- USB Type-C
- Maus & Tastierë USB
- Dizajn All-in-One, ideal për kursim hapësire
Ideal për:
Bar & Restorante • Zyra • Recepsione • Dyqane • POS • Administrim biznesi • Shërbime profesionale
Një zgjidhje e kompletuar për bizneset që kërkojnë një kompjuter modern, funksional dhe të pastër në pamje, me ekran Touch dhe të gjithë komponentët të integruar në një pajisje të vetme.


